VIDEO: Operacion i Specialëve në Veri të Mitrovicës

Policia e Kosovës ka publikuar pamjet nga operacioni i sotëm i ndërmarrë sot në Mitrovicë, ku janë arrestuar dy persona dhe janë konfiskuar armë e municione.

Sipas Policisë, operacioni është ndërmarrë pas urdhër-kontrollit të lëshuar nga Gjykata e Mitrovicës.

Operacioni është kryer nga Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotik, Njësia e Mitrovicës-Veri.

Gjatë operacionit janë arrestuar dy të dyshuar: S.H. viti i lindjes 1968, dhe B.H. viti i lindjes 1971.

“Kontrolli policor është realizuar në dy shtëpi banimi dhe lokale përcjellëse të të dyshuarve me ç’rast në cilësi të provave materiale janë konfiskuar armë dhe municion të kalibrit të ndryshëm: katër pistoleta, një elektroshok, dyqind e tetëmbëdhjetë (218) copë fishekë, këllëf i lëkurës për mbajtje te pistoletës, një anti-plumb ushtarak, dy telefona celular etj.”, thuhet në njoftimin e Policisë

Me urdhër të prokurorit kompetent, i dyshuari B.H. është ndaluar në mbajtje për 48 orë, kurse i dyshuari S.H. është liruar në procedurë të rregullt.

Policia ka publikuar edhe videon e operacionit:

www.kallxo.com