Ilustrim - Policia në aksion në - Foto: KALLXO.com

Përfundon operacioni në Gjakovë, dhjetëra persona shoqërohen në Polici

Ka përfunduar operacioni i gjerë i Policisë së Kosovës në Gjakovë.

Rreth 100 policë, përfshirë edhe ata të Njësive Speciale, kanë marrë pjesë në aksionin kundër lokaleve të lojërave të fatit në Gjakovë.

Pas aksionit që ka zgjatur disa orë, në Polici janë shoqëruar dhjetëra persona.

Gjatë operacionit, me ndihmën edhe të inspektorëve të tregut të Komunës së Gjakovës, janë mbyllur disa lokale në të cilat dyshohej se po zhvilloheshin aktivitete të lojërave të fatit.

Foto: KALLXO.com

Lojërat e fatit janë ndaluar me Ligj nga Qeveria e vendit.

Ligji ka hyrë në fuqi në maj të këtij viti, ndërkohë që ishte miratuar në Kuvendin e Kosovës më 28 mars 2019.