VIDEO - Këta janë helikopterët e ushtrisë shqiptare

Ministria e Mbrojtjes në Republikën e Shqipërisë, Olta Xhacka,  ka kujtuar krijimin e Bazës Ajrore të Farkës, e krijuar 51 vite më parë.

“Respekt ushtarakëve që krijuan 51 vjet më parë Bazën Ajrore të Farkës, e cila në mbi gjysmë shekulli u ka shërbyer dhe vijon t’i shërbejë komunitetit në ditët më të vështira. Lavdi dëshmorëve”, ka shkruar Xhacka në një postim në facebook.

Baza ajrore e Farkës është krijuar në 6 dhjetor të vitit 1967.

“Baza Ajrore e Farkës ka dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm në realizimin e trajnimeve të ndryshme ushtarake të asaj kohe, por gjithashtu ka ndihmuar popullatën në emergjenca civile, veçanërisht në rastet e përmbytjeve, zonat malore të bllokuara nga bora, tërmetet apo edhe në kohë krizash”, raporton ATSH.

“Kjo bazë gjithashtu ka ndihmuar në trajnime të ndryshme të Forcave Ajrore, ose ushtrime të përbashkëta me forcat e njësive të tjera të Forcave të Armatosura, duke treguar cilësi të lartë dhe nivel të trajnimit të fluturimit. Për të kryer misionin e saj, personeli i kësaj baze trajnohet intensivisht për të mbajtur në gatishmëri të vazhdueshme teknikën e ajrit, për të kryer detyra të tilla si: transportimi i trupave, operacionet e kërkim-shpëtimit (SAR), shpërndarja e ndihmës ushqimore ose transportimi i pacientëve në emergjencave civile”, raporton ATSH