Deklarata e ministrit britanik për emigrantët shqiptarë, reagon ministrja e Jashtme e Shqipërisë

Ministrja e Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Olta Xhaçka ka reaguar ndaj deklaratave të ministrit britanik i emigracionit, Robert Jenrick duke u shprehur se është e tronditur nga gjuha e përdorur kundër shqiptarëve.

“E tronditur përtej fjalës kur dëgjoj një Ministër Shteti përgjegjës për Emigracionin të përdor një gjuhë të tillë për disa vota më të mjera. Me thirrjet “Gjeni Shqiptarin, ndaloni Shqiptarin’”- ka reaguar Xhaçka.

Ministrja ka thënë se deklarata e ministrit britanik vjen vetëm disa javë pas një komunikate të përbashkët të kryeministrave Shqipëri, Britani, që vlerësoi rolin e diasporës shqiptare në Mbretërinë e Bashkuar.

“Një linçim verbal i një grupi të tërë etnik në gjuhën që tingëllon sikur ministri po shpall sezonin e hapur për shqiptarët vetëm disa javë pas një komunikate të përbashkët të kryeministrave Shqipëri, Britani, që vlerësoi rolin e diasporës shqiptare në Mbretërinë e Bashkuar, kontributin e tij të rëndësishëm në kulturën, ekonominë dhe shoqërinë e të dy vendeve” – deklaroi ajo në Twitter.

“Një veçim i turpshëm i një komuniteti nga një ministër i një demokracie të madhe që sjell kujtime të tmerrshme me një brutalitet të padurueshëm”- shkruan ajo.

Ministri britanik i kishte quajtur emigrantët shqiptarë si të paligjshëm dhe kriminelë të rrezikshëm që sipas tij kanë qenë të dënuar për drogë.

“Ne po punojmë gjatë gjithë kohës për të larguar emigrantët e paligjshëm shqiptarë dhe shkelësit e shtetasve të huaj. Dje vizitova një qendër imigracioni për të parë fluturimet tona javore për në Shqipëri dhe për të falënderuar stafin për punën e tyre vendimtare për të zbatuar kufijtë tanë dhe për të na mbajtur të sigurt. Të gjejnë shqiptarët, t’i ndalojnë ata, t’i çojnë në aeroport dhe t’i kthejnë në Tiranë. Jo vetëm këta emigrantët e paligjshëm por edhe kriminelë të rrezikshëm që kanë qenë të dënuar për drogë” – ka thënë Robert Jenrick.