Varret e viktimave të masakrës në Reçak. Foto: Serbeze Haxhiaj/BIRN.

Diplomatja shqiptare përkujton 45 të vrarët në masakrën e Reçakut

Ministrja për Evropën dhe Punë të Jashtme e Shqipërisë, Olta Xhaçka ka përkujtuar 45 civilë shqiptarë të vrarë në masakrën e Reçakut më 15 janar të vitit 1999.

Xhaçka ka thënë se për krimet e luftës në Kosovë të kryera nga forcat serbe, vendi ende kërkon drejtësi.

Ministrja ka theksuar se rajoni duhet të punojë së bashku dhe të qeverisë me një filozofi që refuzon mentalitetin e gjenocdit i cili përgjegjës për masakrën e Reçakut.

“Përkujtojmë sot me nderim 45 burrat, gratë dhe fëmijët e pafajshëm që u masakruan në Raçak nga regjimi serb, në një akt të vrasjes së qëllimshme dhe pa dallim.  Sot kujtimi i tyre dhe kujtimi i mijëra burrave, grave dhe fëmijëve të vrarë në krime të tjera të panumërta të luftës të kryera nga regjimi serb në Kosovë kërkon ende drejtësi dhe pajtim”- thuhet në postimin e Xhaçkës.

Më 15 janar të vitit 1999, në fshatin Reçak, rreth 30 kilometra larg Prishtinës, forcat serbe vranë 45 civilë shqiptarë.

Në luftën e zhvilluar në Kosovë më 1998/99, janë vrarë mbi 13.000 civilë dhe mijëra të tjerë janë zhdukur.