Vetura rrokulliset në rrugën e Gërmisë (Foto)

Një veturë është rrokullisur mbrëmë pas mesnatës në rrugën “Shpëtim Robaj” në Prishtinë.

Sipas dëshmitarëve vetura është rrokullisur rreth orës 02:40 minuta. Vetaksidenti ka ndodhur pasi drejtuesi i automjetit e kishte humbur drejtimin mbi veturën e tij.

Para se të humbte drejtimin, vetura ka qenë duke qarkulluar në drejtim të qytetit nga drejtimi i rrugës së Gërmisë.

Ende nuk dihet për gjendjen e drejtuesit të mjetit. Por siç shihet në fotot e dërguara nga një qytetar në adresë të KALLXO.com, vetura është dëmtuar rëndë.