Astrit Dehari | Foto: LVV

Vetëvendosje: Astriti u Shua Tepër Herët

Në një njoftim të publikuar në faqen e saj të Facebook-ut Lëvizja Vetëvendosje konfirmoi vdekjen e Astrit Deharit.

“Shoku ynë, aktivisti shembullor, Astrit Dehari, ka humbur sot jetën tragjikisht në moshën 26 vjeçare. Të gjithë ne e kemi gati të pamundur ta besojmë vdekjen e tij që na ka tronditur e na ka pikëlluar thellë në shpirt,” thuhet në deklaratën e Vetëvendosjes.

Më tutje Lëvizja Vetëvendosje e vlerësoi lart kontributin e aktivistit të saj.

“Astriti u shua tepër herët. Ai ishte në përfundim të studimeve për mjekësi në Universitetin e Prishtinës. Me jetën dhe përkushtimin e tij ndaj çështjes shqiptare, ndaj popullit tonë, ndaj studimeve, ndaj shokëve dhe shoqeve, dhe ndaj familjes së tij, Astriti na ka dhënë të gjithëve forcë dhe frymëzim,” vijoi deklarata e Vetëvendosjes.

Ky subjekt politik dje mbajti një aksion simbolik para Qendrës së paraburgimit në Prizren ku e kërkoi lirimin e Deharit.

Dehari po mbahej në paraburgim si i dyshuar për sulmin në Kuvend që ndodhi më 4 gusht.

Dehari vdiq sot derisa nga qendra e paraburgimit po dërgohej në Spitalin Rajonal të Prizrenit.

http://kallxo.com/vdes-ne-qender-te-paraburgimit-nje-aktivist-i-vv-se/