Foto: Ilustrim

Vëllezërit Sulmojnë Policët

Dy vëllezër janë arrestuar nga Policia pasi të njëjtit nuk kanë përfillur urdhrat e zyrtarëve policorë, të cilët ishin duke u marrë me rastin e dhunës në familje në të cilin ishin të involvuar dy të dyshuarit.

Rasti ka ndodhur dje në Fushë-Kosovë rreth orës 12:50.

“Njëri nga të dyshuarit me një thikë ka tentuar që ta godasë zyrtarin policor, por është parandaluar nga familjarët e tij”, thuhet në raportin e Policisë.

Me urdhër të prokurorit njëri nga të dyshuarit dërgohet në mbajtje, kurse i dyshuari i dytë është liruar në procedurë të rregullt.