Vehbi Berisha: Spital me Ashensor për Nënat Shtatzëna

Ai ka premtuar që do t’i evitojë pritet e gjata në sportelet e Komunës si dhe do të krijojë sportele të veçanta për bashkatdhetarët.

“Arsimi, është prej fushave me prioritet të theksuar në programin tonë, ku për herë të parë do të bëhet kontrollë shëndetësore për të gjithë nxënësit e shkollave fillore. Do të merremi me bifetë në shkolla si dhe ta rrisim sigurinë në shkolla. Shëndetësia gjithashtu është një problem kyç. Do t’i rishikoj të gjitha mundësitë që në 2017 të kemi një ashensor në qendrën e mjekësisë për nënat shtatzëna”, tha kandidati Berisha

Këtë deklaratë ai e dha në debatin për Drenasin të moderuar nga Jeta Xharra me kandidatët për kryetar të komunës.

Zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar të komunës së Drenasit mbahen më 4 dhjetor.

Në këto zgjedhje kandidojnë: Ramiz Lladrovci (PDK), Bedri Nika (LDK), Isa Xhemajlaj (NISMA), Elmi Thaçi (AKR), Vehbi Berisha (Fjala) dhe Xhavit Drenori (kandidat i pavarur).