Pasuria e asamblistit të NISMA-s

Vehbi Berisha, asamblist i NISMA-s në Komunën e Drenasit ka deklaruar në Agjencinë Kundër Korrupsion së pasuria e paluajtshme e tij është rritur në krahasim më vitin e kaluar.

Ai ka deklaruar 3 toka punuese në emër të tij të cilat kapin shifrën 12 mijë euro.

Berisha gjithashtu ka deklaruar së posedon një mal më vlerë 11,200.00 euro dhe një shtëpi me 131 metra katror me vlerë 26,200.00 euro, e që këto dy të fundit ka deklaruar se janë në pronësi të përbashkët.

Asamblisti ka deklaruar së posedon një veturë më vlerë 6 mijë euro nga viti 2014 e për të cilën ka thënë së e ka blerë prej kursimeve nga paga.

Ai si asamblist në Kuvendin Komunal të Drenasit ka deklaruar së të ardhurat vjetore janë 2,496.00 euro. Ndërkaq, nga pozita e tij si udhëheqës i Laboratorit në Departamentin: Kontrolla e Cilësisë dhe Mjedisit në Feronikel, Berisha ka deklaruar së të hyrat vjetore janë 9,990.00 euro.

Përveç këtyre, familja e asamblistit përfiton të ardhura edhe nga Gjermania, për të cilën ka deklaruar së prindi i tij merr pension 800 euro nga ky shtet.

Nga ana tjetër, asamblisti i NISMA—s nuk ka deklaruar të pasuri tjera ndër to as para të gatshme.

Ajo që vërehet këtë vit në krahasim nga ai paraprak është së ka paguar kreditë me vlerë 1,500.00 euro dhe tjetrën me 2 mijë të cilat ka deklaruar së i kishte marrë për të rinovuar shtëpinë.

KALLXO.com është duke raportuar për deklarimin e pasurisë për zyrtarët e lartë dhe këshilltarët komunal të cilat mund ti lexoni në këtë link.