Foto: Facebook / Haxhi Shala

AAK-së i bashkohet asamblisti i Nismës së Limajt në Drenas

Anëtari i Asamblesë Komunale të Drenasit nga radhët e Nismës Socialdemokrate, njëkohësisht nënkryetar i degës së kësaj partie në këtë qytet, Vehbi Berisha, i është bashkuar Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.

Njoftimin e ka bërë deputeti i AAK-së në Kuvendin e Kosovës, Haxhi Shala, i cili gjithashtu ka qenë pjesë e Nismës së Fatmir Limajt.

Ky është postimi i Haxhi Shalës në Facebook:

Sot ka aderuar në Aleancë edhe asambleisti Vehbi Berisha.

Fuqishëm, rrugëtimit tonë politik në Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) i’u është bashkuar edhe asambleisti dhe nënkryetari i degës së NISMA Socialdemokrate në Drenas, Vehbi Berisha.

Vehbiu ka qenë asambleist në Kuvendin Komunal të Drenasit për dy mandate, ku në mandatin e fundit ka qenë i angazhuar në partinë e lartë përmendur.

Nga sot, Vehbiu e ka shprehur vullnetin që rrugëtimin e tij politik ta vazhdojë me AAK-në.