foto: Ilustrim

Vdes Pasi Bie nga Lartësia

Policia në raportin e saj 24 orësh njofton se në Ferizaj një person ka vdekur pasi ka rënë nga lartësia.

Rënia e këtij personi ishte raportuar në polici, ndërsa vdekja e tij është konstatuar nga ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes.

Trupi i pajetë i të ndjerit është dërgar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore.

KALLXO.com ka shkruar edhe për vdekje tjera pas rënieve nga lartësitë.