Bie nga Kati i Pestë, Vdes Punëtori

Një rast tragjik ka ndodhur sot në Prizren.

Një punëtor ka humbur jetën pasi ka rënë nga kati i pestë/gjashtë i një objekti banesor.

Sipas Policisë së Prizrenit, rasti ka ndodhur sot rreth orës 9:30 në rr. ”Besim Shala”.

Viktima, i lindur më 1964, ka rënë në hapësirën e liftit të objektit banesor.

Hetues policorë, krim teknikët dhe prokurori i shtetit kanë dalë në vendin e ngjarjes për kryerjen e hetimeve.

Në cilësi të personit të dyshuar është intervistuar  mbikëqyrësi i punimeve, i cili është arrestuar ndërsa trupi i pajetë i viktimës është dërguar për autopsi në Institutin e Mjekësisë Ligjore, njofton Policia Rajonale e Prizrenit.

Rasti nga Policia po trajtohet si rrezikim i sigurisë në vendin e punës.