Asllan Uka | Foto: KALLXO.com

Uka: Plumbi Qorr më la në Karrocë Invalidi

Emisioni “Drejtësia në Kosovë” transmetoi hulumtimin për viktimat nga plumbat qorr.

Nga këta plumba ka pasur të vdekur, e gjithashtu të plagosur që kanë mbetur në karroca invalidësh.

Një rast i tillë është ai i Asllan Ukës nga fshati Banjskë i Vushtrrisë i cili para 12 vjetësh u plagos në një dasmë nga një plumb i shkrepur nga pakujdesia.

“Kjo ka ndodhur aksidentalisht në një dasmë familjare nga një plumb i cili i ka mbetur në revole personit që ka shti më të dhe nga aj plumb unë jam lënduar në unazën e katërt torakale dhe kam mbetur me pasoja ,kam mbetur në karrocë”, tha Uka.

Ai në emision bëri thirrje që armët e zjarrit të mos përdoren në gëzime.

“Ka mënyra të ndryshme për me festua, pse me u përdor armët kur dihen pasojat. E keqja më e madhe është se unë nuk jam i vetmi që kam pësuar nga armët, ka edhe raste të tjera”, theksoi Uka.

Deklaratën e plotë të Asllan Ukës mund ta ndiqni në vijim.

Në Emisionin “Drejtësia në Kosovë” u shfaq edhe rrëfimi i një nëne që humbi djalin nga plumbi qorr natën e Vitit të Ri.

http://kallxo.com/rrefimi-nenes-qe-humbi-djalin-nga-plumbi-qorr/