Ujë dhe zall para zyrës së Lutfi Hazirit | Foto: KALLXO.com

Uji i Mirushës Para “Derës” së Lutfi Hazirit

Mbi 30 banorë të lagjes “Rexhep Dajkovci” protestuan sot para Komunës së Gjilanit duke kërkuar nga pushteti i këtushëm lokal rregullim të shtratit të lumit Mirusha dhe heqje të kanalizimit prej tij.

Ata sollën me vete edhe pak ujë e zall nga ky lum të cilin e derdhën para derës së hyrjes së zyrës së kryetarit Lutfi Haziri.

marrja e ujit

Arsyen e këtij veprimi e shpjegoi për KALLXO.com Ruzhdi Morina, iniciator i kësaj proteste.

“Kemi pritur disa vite, kemi protestuar, por gjithmonë është nal zani ynë, pasi institucionet e kanë mbyllur këtë temë dhe për këtë arsye sot kemi dashur që këtyre udhëheqësve të ua sjellim ndjesinë tonë të përditshme. Kryetarit të komunës ia kemi sjellë një kofë me ujë fekal dhe nje kofë pluhur e zall, të cilën ne përditë e shijojmë dhe deshtëm që kryetari ta shijojë sot bashkë me neve,” tha Morina.

protesta-mirushe

Protestuesit “dekoruan” objektin e komunës edhe me fotografi të gjendjes aktuale të këtij lumi që kalon nëpër qendër të Gjilanit.

fotot-mirusha

Ruzhdi Morina më tutje tha se rregullimi i shtratit të lumit është bërë histori.

“Sot e 16 vjet lumi Mirusha gjendet në gjendje të mjerueshme dhe qytetarët që jetojnë afër këtij lumi gjenden në një gjendje shumë të vështirë pasi mëngjeset e tyre janë plot kundërmim nga lumi,” tha Morina për KALLXO.com.

uji1

Rregullimi i shtratit të lumit Mirusha ishte premtim parazgjedhor i ish-kryetarit të Gjilanit Qemajl Mustafa.

Gjilani – Komunë e Zhytyr në Borxhe dhe Tenderë Kontroversë (TV)

Përfundimi i kësaj pune vazhdon të jetë premtim edhe i kryetarit të tashëm Lutfi Haziri.

Në debatin “Jeta në Komunë” të zhvilluar në Gjilan në mars të këtij viti u fol shumë për punët e papërfunduara në shtratin e Mirushës.

http://kallxo.com/gjilani-i-jabanxhinjve-dhe-i-mirushes-legjendare/