Pamje pas maratonës "Shtigjeve të Enver Zymberit" - Foto: KALLXO.com

U Zhvillua Maratona ‘Shtigjeve të Enver Zymberit’

Në Mitrovicë është organizuar aktiviteti tradicional “Vrapo Shtigjeve të Enver Zymberit”.

Ky aktivitet përfshin maratonën për të gjitha grupmoshat dhe në veçanti institucionet e sigurisë në Kosovë.

Organizimin e këtij evenimenti e bënë Komuna e Mitrovicës së bashku me Policinë e Kosovës dhe Federatën e Atletikës së Kosovës.

Nënkryetari i Komunës së Mitrovicës, Safet Kamberi, ka thënë që ky aktivitet tradicional organizohet për ta kujtuar heroin e Kosovës, Enver Zymberi, i cili u vra pesë vite më parë duke e mbrojtur territorin e Republikës së Kosovës.

Në fund të aktivitetit janë shpërblyer me medalje vendet e para nga të gjitha kategoritë.

Kryetarja e Komunës së Gjakovës, Mimoza Kusari- Lila, është shpërblyer me medalje pasi që ishte pjesë e këtij aktiviteti.