Kryeministri Kurti me dy zyrtarët e tjerë shtetëror duke bërë homazhe tek vendi ku ishte vrarë polici Enver Zymberi | Foto: 06.09.2022

Në vendin ku u vra Enver Zymberi, shkruhet grafiti në serbisht ‘Këtu jemi’

Në vendin ku kishte rënë heroi i kombit, zyrtari policor, Enver Zymberi, gjatë një aksioni të Policisë së Kosovës në veri të vendit, në vitin 2011, janë shkruar parulla në gjuhën serbe.

Policia e Kosovës ka njoftuar se në vendin ku ishte vrarë polici Zymberi, është shkruar parulla në gjuhën serbe  “Këtu jemi” dhe po ashtu është vizatuar edhe flamuri i Serbisë.

Këtë vend, ditë më parë e kishte vizituar edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti së bashku me ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçlën, ku kishin vendosur kurora lulesh.

Sipas Policisë, edhe këto kurora lulesh që janë vendosur janë shkatërruar, nga persona ende të panjohuar.

Vendi ku kishte vdekur Enver Zymberi është fshati Varage e Poshtme e Zubin Potokut.

Kurti shkon në veri, bën homazhe te vendi i rënies së Enver Zymberit