Atleti Kelvin Kiptum, Foto: Kelvin Kiptum/Facebook

Keni, vdes në një aksident trafiku mbajtësi i rekordit botëror në maratonë

Mbajtësi i rekordit botëror i maratonës për meshkuj, Kelvin Kiptum nga Kenia, 24 vjeç, ka vdekur në një aksident rrugor në vendin e tij.

Kiptum ka vdekur së bashku me trajnerin e tij, Gervais Hakizimana nga Ruanda, në një veturë në një rrugë në Kenia perëndimore të dielën.

Kiptum bëri një përparim në vitin 2023 si rival i bashkatdhetarit Eliud Kipchoge – një nga vrapuesit më të mëdhenj të maratonës.

Në Çikago, në tetorin e kaluar Kiptum e përmirësoi suksesin e Kipchoge, duke arritur 42 km në dy orë e 35 sekonda.

Dy atletët ishin emëruar në ekipin e përkohshëm të maratonës së Kenias për Lojërat Olimpike të Parisit më vonë këtë vit.

Vetëm javën e kaluar, ekipi i Kiptum njoftoi se ai do të përpiqej të vraponte distancën në më pak se dy orë në maratonën e Roterdamit – një arritje që nuk është arritur asnjëherë në garat e hapura.

Rritja e famës për babanë e dy fëmijëve ishte e shpejtë – ai vrapoi maratonën e tij të parë të plotë vetëm në vitin 2022.

Ai konkurroi në konkursin e tij të parë të madh katër vjet më parë duke vrapuar me këpucë të huazuara pasi nuk mund të përballonte t’i blinte një palë të tijat.

Ai ishte në mesin e një numri të ri të atletëve kenianë që filluan karrierën e tyre në rrugë, duke u shkëputur nga tradita e kaluar e atletëve që nisnin në pistë përpara se të kalonin në distanca më të gjata.

Kiptum i tha BBC-së vitin e kaluar se zgjedhja e tij e pazakontë u përcaktua thjesht nga mungesa e burimeve.

“Nuk kisha para për të udhëtuar për t’i ndjekur stërvitjet në pistë” – ka thënë Kiptum për BBC./BBC

Përgatiti: Nuhi Shala