Tri Arsyet e Prokurorisë për Paraburgimin e 35 Policëve

Seanca për caktimin e masës së sigurisë ndaj 35 policëve është duke vazhduar në Gjykatën Themelore të Mitrovicës, ndërsa KALLXO.com ka marrë vesh se në cilat arsye e bazon prokuroria kërkesën për caktimin e paraburgimit.

Sipas prokurores Zejnije Kela, policëve duhet t’u caktohen nga 30 ditë paraburgim, për arsye se ekziston rreziku i ikjes, rreziku për ndikim në dëshmitarë dhe rreziku i përsëritjes së veprës penale, nëse ata ndodhen në liri.

Nuk dihet se kur saktësisht gjykata do të vendosë për masën e sigurisë ndaj 35 nga 59 policët që u arrestuan të hënën në një aksion të Inspektoratit Policor.

Policët e arrestuar dyshohen për keqpërdorim detyre, marrje ryshfeti dhe dhënie të ndihmës kryerësve të veprave penale.

http://kallxo.com/59-zyrtare-policore-te-arrestuar/

KALLXO.com solli paradite pamje të dërgimit të tyre në gjykatë.

http://kallxo.com/dalin-para-gjykates-policet-e-arrestuar/