S'ka kuorum, shtyhet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit

Mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Kosovës, e paraparë për 26.02.2024, është shtyrë.

Sipas njoftimit zyrtar mbledhja është shtyrë për shkak të mungesës kuorumit.

“Për mbajtjen e saj do të njoftoheni me kohë”- thuhet në njoftimin e Kuvendit.

Në këtë mbledhje ishte paraparë të shqyrtoheshin pikat e papërfunduara nga seancat e kaluara.

Edhe të mërkurën më 21.02.2024 ka dështuar mbledhja e Kryesisë po për të njëjtën arsye- mungesën e kuorumit.

Mimoza Kusari – Lila, shefe e Grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje tha se kanë munguar dy anëtarë të Kryesisë, prandaj kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca ka caktuar një seancë me vazhdim të rreth 30 pikave të papërfunduara në seancat e kaluara.

Dështon mbledhja e Kryesisë së Kuvendit në mungesë të kuorumit