Marijuanë e zbuluar nga policia| Foto: Arkiv

Tre të Arrestuar për Posedim të 8 Kilogramë Narkotikëve

Në fshatin Miradi e Epërme të Fushë- Kosovës pas një pune operative Policia e Kosovës ka arrestuar tre të dyshuar, të cilët dyshohet se u furnizuan me narkotikë nga personi nga Shqipëria.

Nga të dyshuarit është konfiskuar substancë e dyshuar e llojit marijuanë, në peshë 8 kg e 525 gramë.

Me urdhër të gjyqtarit, është bastisur shtëpia e të dyshuarit  ku janë gjetur dhe konfiskuar: tri armë zjarri –revole, 40 (dyzet) fishekë kalibër 7.62mm, një sprej OC, katër paketime të ndryshme substancë të dyshuar narkotike-marijuanë, në peshë 312.5gr, një ambalazh plastike e mbushur me substancë të dyshuar narkotike kokainë, në peshë 98.7gr, një peshore digjitale, 350 qese plastike të zbrazëta, një mulli për bluarjen e narkotike, dy vetura, katër telefona mobilë, 690 € para të gatshme.

Me vendimin të prokurorit, tre të dyshuarve u është caktuar ndalimi policor.

KALLXO.com ka shkruar edhe për raste tjera të zbulimit dhe sekuestrimit të drogës.