Thirrje për aplikim

Përmes skemës së mbështetjes nga Luksemburgu për shoqërinë civile në Kosovë (Qeveria e Dukatit të Madh të Luksemburgut), BIRN Kosova mirëpret aplikimet për pranim në trajnimet mbi ‘’Përmirësimi i Standardeve të Gazetarisë Hulumtuese përmes Përvojave të Përbashkëta’’. Afati i fundit për aplikim është 4 qershor, 2018 në orën 17:00. BIRN Kosova po mundëson trajnime për studentët e gazetarisë, juridikut dhe gazetarëve të rinj, mbi etikën e gazetarisë dhe pasojat ligjore të raportimit të pasaktë.

Edhe pse e preferuar, nuk është e detyrueshme që aplikuesi të jetë student i gazetarisë. Çdokush që studion gazetari, apo është i interesuar të ndjekë karrierë në gazetari, i përmbush kriteret e aplikimit.

Kliko për të shkarkuar thirrjen për aplikim dhe formën e aplikimit.

Ilustrim

Edhe një person i dytë ka kërkuar ndihmë mjekësore pas aksidentit në mes dy veturave që ndodhi më 05.05.2024 në Ferizaj.

Lajmi për KALLXO.com ishte konfirmuar nga zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli, i cili fillimisht kishte thënë se në aksident një person kishte pësuar lëndime trupore.

Veseli më pas njoftoi se edhe një person tjetër kërkoi tretman mjekësor.

Ai ka thënë se aksidenti ka ndodhur në 17:00h në rrugën “Ahmet Kaçiku”.

Sipas tij, dy veturat e përfshira në këtë aksident janë me targa vendore.