Therje me thikë në Vushtrri

Një person është lënduar nga një therje me thikë në Vushtrri.

Policia ka njoftuar se dje rreth orës 9:00 një person ka kërkuar tretman mjekësor si pasojë e therjes me thikë.

Viktima pas tretmani mjekësor është dërguar në QKUK për vazhdim të trajtimit.

Njësitet e policisë kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë identifikuar personin e dyshuar.

Policia ka njoftuar se pas intervistimit në stacionin policor në Vushtrri, i dyshuari J.S 19 vjeçar, me urdhër të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.

KALLXO.com shkroi edhe për raste tjera të therjeve.