Presidenti Thaçi gjatë inspektimit të punëve të autostradës 'Arbër Xhaferi'. Foto: Kallxo.com

Thaçi në Autostradën e Re

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, gjatë inspektimit të punimeve të segmentit 6 të autostradës “Arbër Xhaferi” tha se Kosova pret që punimet në këtë projekt që e lidh Kosovën me Maqedoninë të kryhen në afat rekord.

“Këto projekte i dhënë kuptim shtetin tonë të ri dhe e bëjnë Kosovën edhe më evropiane. Jemi optimistë që do të kryhet në afat rekord”, tha Thaçi.

Sipas tij, Kosova po bëhet udhëkryq për tërë rajonin me infrastrukturën rrugore.

Ndërsa ministri i Infrastrukturës, Lutfi Zharku, tha se punët në ndërtimin e autostradës po shkojnë mirë.

“Presim në gusht ta inaugurojmë këtë pjesë, udhëkryqin e Lipjanit. Krahas kësaj po vazhdojmë edhe me projekte tjera. Po përgatitemi për autostradën Prishtinë-Gjilan”, tha ministri Zharku.

Projekti i autostradës “Arbër Xhaferi” pritet të përfundojë në fillim të vitit 2018.