Thaçi: Liria e Kosovës i ka rrënjët edhe në lirinë e shtypit

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se liria e shtypit në Kosovë i ka rrënjët në kohën kur është raportuar për regjimin serb mbi shqiptarët.

Thaçi ka shtuar se në Kosovë është krijuar një mjedis shembull për lirinë e medias dhe sigurinë e gazetarëve.

“Liria e Kosovës i ka rrënjët edhe në lirinë e shtypit. Ishin mediat e lira ndërkombëtare, të cilat pa censurë informuan botën për qindra masakra, për vuajtjet dhe spastrimin etnik që po ndodhte në Kosovë. Më 1998-1999, liria e shtypit fitoi mbi censurën. Mediat e lira fituan mbi ato të kontrolluara nga regjimi serb. Gazetarët tanë janë rritur me këtë frymë dhe sot në Ditën Ndërkombëtare të Lirisë së Shtypit, i gëzohemi faktit që kemi krijuar një mjedis për ta ndjekur shembullin e tyre për ta thënë të vërtetën. Liria e shtypit, liria e shprehjes, e cila është me përgjegjësi të madhe publike, është e drejtë themelore dhe e forcon edhe demokracinë tonë!”, ka shkruar ai.