Foto: Atdhe Mulla

Thaçi komenton shpërndarjen e Kuvendit

Pas seancës së sotëm për shpërndarjen e Kuvendit të Kosovës, Presidenti i vendit, Hashim Thaçi ka njoftuar se së shpejti do të marrë vendim për dekretimin e zgjedhjeve të parakohshme.

Ai ka njoftuar së është në interes të qytetarëve që pas “një procesi zgjedhor demokratik” të ketë sa më shpejt një qeveri “funksionale dhe llogaridhënëse”.

“Shpërndarja e sotme e Parlamentit të Republikës së Kosovës, përshpejton hapat e organizmit të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, pas dorëheqjes së kryeministrit të Kosovës dhe në mungesë të gatishmërisë së partive politike parlamentare për të krijuar një qeveri të re”, thuhet në njoftimin e Presidentit.

Thaçi ka shtuar së këto zgjedhje duhet të jenë mirë të organizuara, profesionale, për të siguruar një proces fer, demokratik, që mundëson një monitorim të plotë të organizatave ndërkombëtare dhe atyre vendore.

“Pavarësisht shpërndarjes së Parlamentit, Republika e Kosovës vazhdon t’i ketë institucionet funksionale dhe te qëndrueshme, duke garantuar vazhdimin e punës së institucioneve në përmbushjen e nevojave të qytetarëve të Kosovës”, ka shkruar presidenti, të enjten.

Pas pak më shumë se dy vite punë, sot, në një seancë plenare, Kuvendi i Kosovës i dha fund punës në legjislaturës së VI-të.

93 deputetë mblodhën nënshkrimet për të shkarkuar vetveten.

Vetëshpërndahet Kuvendi i Kosovës