Takimi Thaçi- Soini | Foto: Zyra e Presidentit

Thaçi Kërkon Thellim Bashkëpunimi me Finlandën

Presidenti Thaçi u takua sot me ministrin e Punëve të Jashtme të Finlandës Timo Soini, me të cilin bisedoi për thellim bashkëpunimi mes dy shteteve.

“Jemi mirënjohës për mbështetjen e vazhdueshme për Kosovën. Të shikojmë mundësitë që të thellojmë bashkëpunimin edhe në ekonomi, siguri e arsim”, tha Thaçi në takim, sipas një komunikate të lëshuar nga zyra e tij.

Sipas komunikatës, ministri i jashtëm finlandez u zotua që “Finlanda do të vazhdojë të mbështesë Kosovën në të gjitha fushat”.

Thaçi në takim Kosovën e cilësoi “faktor stabiliteti dhe paqeje në rajon e më gjerë”, ndërsa tregoi se ajo është përcaktuar “për të ardhmen e vet euro-atlantike”.