Thaçi: Jemi vend me mbi 90 % përkrahje për BE-në

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, tha se Dita e Europës e gjen në Berlin, ku ka takim bilateral me kancelaren Angela Merkel.

“Porosia ime është e qartë: jemi vend me mbi 90% përkrahje për Bashkimin Europian dhe vlerat europiane”, tha Thaçi në “Facebook”.

Presidenti shtoi se duhet të punojmë me partnerët në Berlin, Bruksel, kryeqytetet europiane por edhe Uashington, që ëndrra shekullore e popullit të Kosovës të bëhet realitet.

“Dialogu, pajtimi por para së gjithash puna e sinqertë do të na sjellin në këtë cak. Hapi i parë duhet të jetë liberalizimi dhe lëvizja e lire”, ka përfunduar Thaçi.