Gjatë takimit mes Presidentit Hashim Thaçi dhe shefes së EULEX-it, Alexandra Papadopoulou- Foto: ZPRK

Thaçi e Papadopoulou flasin për përfundimin e misionit të EULEX-it

Presidenti Hashim Thaçi  ka pritur gjatë ditës së sotme, shefen e Misionit të Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX), Alexandra Papadopoulou.

Sipas një njoftimi të zyrës së presidentit, Thaçi dhe Papadopoulu kanë konstatuar se është finalizuar teksti i letërkëmbimit ndërmjet Kosovës dhe institucioneve të Bashkimit Evropian, që parasheh përfundimin e misionit të EULEX-it në Kosovë në këtë vit.

“Presidenti Thaçi e ka falënderuar ambasadoren Papadopoulou për qasjen konstruktive dhe për bashkëpunimin e misionit të EULEX-it dhe të gjitha institucioneve të Bashkimit Evropian”, thuhet në njoftimin e zyrës.