Thaçi e Haradinaj shkarkojnë zëvendësdrejtorin e AKI-së

Është shkarkuar zëvendësdrejtori i Agjencisë së Kosovës për Inteligjence, Latif Merovci.

Lajmin e ka konfirmuar për KALLXO.com zyra për media në Qeveri, por nuk kanë dhënë detaje për arsyet e shkarkimit.

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi dhe kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, kanë marrë vendim për shkarkimin e Latif Merovcit nga pozita e zëvendësdrejtorit të AKI-së.

Vendimi për shkarkimin e Merovcit hyn në fuqi sot.

Sipas njoftimit zyrtar Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi dhe kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, kanë shkarkuar sot zëvendësdrejtorin e Agjencisë Kosovare për Inteligjencë, Latif Merovcin

Latif Merovci obligohet që të bëjë dorëzimin e të gjitha mjeteve dhe materialeve me të cilat ka qenë i ngarkuar, te drejtori i AKI-së, Shpend Maxhuni.

Gjithashtu thuhet se Latifi obligohet që të ruaj të gjitha informacionet që ka marrë gjatë ushtrimit të detyrës në çfarëdo forme që i ka pranuar ato.