Takimi në mes komandantit të KFOR, drejtorit të AKI-së dhe Policisë së Kosovës

Komandanti i KFOR-it ka takuar shefin e AKI-së dhe drejtorin e Policisë së Kosovës

Komandanti i Misionit paqeruajtës të NATO-s në Kosovë (KFOR) gjeneralmajori Özkan Ulutaş ka pritur në takim drejtorin e Agjencisë Kosovare të Inteligjencës, Petrit Ajeti dhe drejtorin e Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha.

“Sot, komandanti i KFOR, gjeneralmajori Özkan Ulutaş u takua me Drejtorin e Agjencisë Kosovare të Inteligjencës, Petrit Ajeti dhe Drejtorin e përgjithshëm të Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, në kampin “Film City” në Prishtinë’’ – ka shkruar KFOR në platformën X.

Gjeneralmajori turk Ozkan Ulutash ka marrë komandën e KFOR-it më 10 tetor.

Ai ka marrë komandën e misionit për një mandat njëvjeçar, si komandant i 28-të i misionit të KFOR-it në Kosovë.