Hashim Thaçi dekreton Rrahman Ramen edhe me nje mandat 5 vjeçar FOTO: ZPRK

Thaçi dekreton Rrahman Ramën edhe për 5 vjet si komandant të FSK-së

Presidenti Hashim Thaçi e ka dekretuar edhe për një mandat tjetër 5 vjeçar si komandant i Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Këtë e ka bërë të ditur vet Thaçi përmes një profilit të tij në Facebook.

Ai në mes tjerash tha se është i bindur se gjenerallejtënant Rama do t’i kryej me nder dhe dinjitet detyrat e tij.

Gjenerallejtënant Rama është emëruar komandant i FSK-së në vitin 2015.

Më 14 dhejtor të vitit të kaluar në Kuvendin e Kosovës u votua për ndryshimin e ligjit për FSK-në, që kësaj të fundit i’a ndërron misionin, duke e bërë të barabartë me ushtritë e shteteve tjera.