Nga testi i maturës | Foto: KALLXO.com

Testi i Maturës Kritikohet në Kuvend, Reagon Ministri

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga LDK, Shpejtim Bulliqi, e ka kritikuar ecurinë e testit të Maturës të mbajtur të shtunën e kaluar nëpër shkollat e mesme të vendit.

Bulliqi tha se testi ka kaluar me probleme.

“Në shumë shkolla u lejuan në mënyrë të lirshme nxënësit të përdorin mjete të ndryshme siç janë telefonat dhe mjete të ndryshme të kopjimit. Në gjitha rrjetet sociale arritën të barten pyetje të ndryshme të testit të maturës. Rezultatet që do të dalin do te jenë të pavlefshme sepse kemi pas lëshime”, tha ai.

Bulliqi propozoi që nga viti i ardhshëm, testi të digjitalizohet.

http://kallxo.com/testi-matures-del-online/

Por ministri i Arsimit, Arsim Bajrami, reagoi ndaj deklaratave të Bulliqit.

“Organizimi i maturës është sfidë jo vetëm e Kosovën po për krejt vendet e BE-së. Kjo është matura që është vlerësuar si më e suksesshmja sepse ka pas vetëm disa veprime të izoluara”, u përgjigj ministri Bajrami.

KALLXO.com e ka monitoruar edhe sivjet Testin e Maturës për të tretin vit rresht dhe ka evidentuar shumë parregullsi gjatë këtij procesi.

http://kallxo.com/testi-matures-2016-live/