Të Dyshuar për Vrasje me Porosi Arrestohen afër Llapushnikut

Në edicionin e së premtes rubrika “Policia” ka transmetuar reportazhin me aksionin e Policisë së Kosovës gjatë të cilit janë arrestuar katër shtetas të Shqipërisë, të cilët dyshohet se ishin porositur për të kryer një vrasje në fshatin Llapushnik të Drenasit.

Reportazhi i filmuar në muajin mars të vitit 2015 ka dhënë detaje të mënyrës se si Policia zbuloi se katër presona ishin porositur për të kryer një vrasje në Llapushtik.

Rreshteri nga Njësia e Hetimeve të Drenasit ka sqaruar se Policia kishte ndaluar shtetasit e Shqipërisë në afërsi të fshatit ndërsa pas hetimeve të ndërmarra kishte kuptuar se të njëjtit kanë qenë të paguar për të kryer vrasje.

“Një person, shtetas i Kosovës, që jeton në Angli, ka porositur këta persona të vrasin një person që jeton në fshatin Llapushnik”, ka thënë rreshteri i Policisë.

Katër shtetasit e Shqipërisë pas përfundimit të procedurave gjyqësore në Gjykatën e Prishtinës janë dërguar në burgun e Dubravës.