Ilustrim

U kapën me kokainë e heroinë, arrestohen dy shtetas të Shqipërisë (FOTO)

Policia e Kosovës ka njoftuar se dje ka arrestuar dy shtetas të Shqipërisë pasi të njëjtët kanë poseduar sasi të lëndëve narkotike, të cilat dyshohet se i kanë futur në Kosovë me qëllim të shitblerjes.

Sipas njoftimit zyrtar, gjatë këtij rasti janë sekuestruar 82 gramë heroinë në vlerë të tregut prej 1 mijë e 640 euro si dhe 36 gramë kokainë në vlerë të tregut prej 3 mijë e 600 euro.

Policia ka thënë se dy të dyshuarit kanë qenë në një veturë me targa të Shqipërisë, ku edhe janë ndaluar nga hetuesit policorë.

Gjatë kontrollit fizik tek personi i parë i dyshuar S.Ç., 57-vjeçar, janë gjetur dhe janë sekuestruar dy pako të vogla me heroinë me peshë prej 21 gramëve dhe një pako me kokainë me peshë prej 36 gramëve, 100 euro, si dhe një telefon celular.

Pas kësaj, Policia ka thënë se kanë identifikuar edhe banesa e të dyshuarit të dytë, S.U., 54-vjeçar, ku në konsultim me prokurorin e Shtetit është bastisur banesa e tij, ku në cilësi të provës materiale, Policia tha se është gjetur dhe është sekuestruar një qese me substancë të dyshuar narkotike të llojit heroinë me peshë prej 61 gramëve si dhe një peshore digjitale.

Në këtë bastisje është thënë se po ashtu janë sekuestruar edhe tre telefona celularë si dhe 150 euro, e po ashtu është sekuestruar edhe vetura me targa të Shqipërisë.

Lidhur me rastin, Policia ka thënë se me të dyshuarit kanë gjetur edhe një person tjetër V.P., 36-vjeçar, i cili ka rezultuar që ka urdhërarrest aktiv për vuajtje të dënimit prej 1 viti e 8 muaj.

Ky i fundit u tha se më pas është dorëzuar në stacionin policor Jugu në Prishtinë për procedurë të mëtejme.

Në vend të ngjarjes Policia tha se kanë dalë edhe hetuesit nga Drejtoria e Forenzikës, të cilët kanë bërë evidentimin, paketimin e dëshmive në vend të ngjarjes, e po ashtu është bërë kontroll edhe nga Njësia-K9.

Të dy të dyshuarit u tha se janë shoqëruar dhe janë intervistuar në prezencë të avokatëve mbrojtës të caktuar sipas detyrës zyrtare dhe në konsultim me prokurorin kujdestar, pas intervistimit, të dyshuarit janë ndaluar për 48 orë.

Foto: Policia e Kosovës
Foto: Policia e Kosovës
Foto: Policia e Kosovës
Foto: Policia e Kosovës
Foto: Policia e Kosovës