Në një shtëpi në Llapushnik vidhen një laptop e para, arrestohen dy të dyshuar

Policia ka njoftuae se hetuesit e stacionit policor të Drenasit kanë arrestuar dy persona të dyshuar lidhur me një rast të një vjedhjeje të rëndë të ndodhur në një shtëpi në fshatin Llapushnik.

Ngjarja, sipas ankueses që denoncoi rastin, dyshohet se ka ndodhur më 4 gusht 2023.

Ankuesja ka raportuar se persona të dyshuar kishin vjedhur gjësende të ndryshme në shtëpinë e saj, përfshirë këtu para të gatshme, laptop dhe dokumente personale.

“Policia menjëherë pas denoncimit, ndërmori një varg veprimesh hetimore e operative me qëllim të ndriçimin e rrethanave të ngjarjes si dhe identifikimin e të implikuarve” – thuhet në njoftimin e Policisë.

Tutje është thënë se progresi i hetimit të rastit rezultoi me identifikimin dhe arrestimin e dy të dyshuarve të cilët me rekomandimin e prokurorit të shtetit u proceduan më tej, ndërkaq ndaj tyre u iniciua një hetim në drejtim të veprës penale – vjedhja e rëndë.