VIDEO: Ujërat e zeza afër shkollës në Llapushnik

Ujërat e zeza po rrjedhin vazhdimisht në afërsi të një shkolle fillore në fshatin Llapushnik të Drenasit.

Një qytetar ka dërguar në adresë të KALLXO.com një video, në të cilën shihet një brazdë ku rrjedhin ujërat e zeza.

Brazda gjendet afër shkollës “Hasan Prishtina” në Llapushnik.

Sipas qytetarit, ujërat e zeza po kundërmojnë.

Lidhur me këtë rast KALLXO.com i ka dërguar sot pyetje Komunës së Drenasit.

Kjo është video nga kanalizimi afër shkollës “Hasan Prishtina” në Llapushnik: