Aksident në Llapushnik

Një aksident trafiku ka ndodhur mëngjesin e së shtunës në rrugën Prishtinë-Pejë, përkatësisht në LLapushnik të Drenasit.

Një lexues i KALLXO.com ka dërguar fotografitë nga vendi i ngjarjes ku shihet edhe Policia e Kosovës.

Ndërsa, në pamje shihet se një veturë është përplasur në rrethojat e magjistrales.

KALLXO.com ka dërguar pyetje edhe te forcat e rendit për të kuptuar më shumë rreth aksidentit, por ende nuk janë përgjigjur nga Policia e Kosovës.