Edita Tahiri, Ministre për Dialog

Tahiri në Bruksel për Vazhdim të Dialogut

Sipas komunikatës së lëshuar nga Zyra për Komunikim Publik në Kryeministri sot e nesër në dialogun Prishtinë-Beograd në Bruksel do të diskutohet  “për çështjet e drejtësisë, telekomit dhe menaxhimit të integruar të kufirit (IBM)”.

Komunikata bën me dije se gjatë këtyre bisedimeve “do të bëhet vlerësimi i gjendjes në zbatimin e marrëveshjeve të lartpërmendura dhe obligimet e palëve për këto çështje”.

Në komunikatë sqarohet se në këtë raund bisedimesh nuk do të bisedohet për themelimin e Asociacionit të Komunave Serbe.

“Marrëveshja për Asociacionin e Komunave më Shumicë Serbe në Republikën e Kosovës, nuk është temë e bisedimeve. Fillimi i zbatimit mund të diskutohet vetëm pasi Kosova ta marrë kodin shtetëror nga ITU-ja, më 15 dhjetor 2016, në pajtim me marrëveshjen.

KALLXO.com shkroi para tri ditësh për arritjen e marrëveshjes për kodin telefonik të Kosovës në këtë dialog.

http://kallxo.com/arrihet-marreveshja-per-kodin-shteteror-telefonik/

Me këtë marrëveshje është paraparë operimi i një operatori të përkohshëm të telefonisë të cilit do t’i ndahen 60 mijë numra.

KALLXO.com zbuloi dje që Qeveria e Serbisë do të jetë pronare e këtij operatori.

http://kallxo.com/serbia-pronare-e-operatorit-te-perkohshem/

Dje kryetari i Bordit të Autoritetit Rregullativ të Komunikimeve Elektronike dhe Postare, ARKEP, Kreshnik Gashi tha për KALLXO.com se deri sa të hiqen të gjitha kodet telefonike që aktualisht përdoren në Kosovë, Thirrjet telefonike nga Kosova për në Serbi dhe anasjelltas që do të bëhen nga operatori serb do të llogariten si thirrje lokale.

http://kallxo.com/arkep-operatori-perkohshem-thirrje-lokale-serbine/