ARKIV: Sylejman Selimi ditën kur u dënua | Foto: Atdhe Mulla

Sylejman Selimi Kthehet në Burg

Ish-komandanti i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së Sylejman Selimi pas trajtimit të sotëm në spitalin e Pejës është kthyer përsëri në Burgun e Dubravës.

Lajmin për kthimin e Sylejman Selimit në burg e konfirmoi për KALLXO.com Sokol Zogaj, drejtor i Shërbimit Korrektues të Kosovës.

“Sylejman Selimi e ka kaluar krizën, është kthy në Burgun e Dubravës”, tha Zogaj.

Po Zogaj e konfirmoi sot për KALLXO.com se Sylejman Selimi ishte trajtuar në spitalin e Pejës, pasi i ishin paraqitur probleme shëndetësore.

http://kallxo.com/sylejman-selimi-dergohet-ne-spital/

Sylejman Selimi është duke vuajtur dënimin me burgim në Burgun e Dubravës pasi që është shpallur fajtor për krime të kryera gjatë kohës së luftës.

Gjykata e Apelit i kishte bashkuar dënimet për rastet “Drenica 1” dhe “Drenica 2” dhe e kishte dënuar Sylejman Selimin me dënim unik prej 10 vjetësh.

http://kallxo.com/apeli-denon-sami-lushtakun-dhe-sylejman-selimin/