Arkiva | Foto: KALLXO.com

Suharekë, e përzë gruan dhe fëmijët dhe ia fut flakën shtëpisë

Një rast i shkaktimit të rrezikut të përgjithshëm dhe ngacmimit ka ndodhur në Suharekë dje rreth orës 16:20.

Sipas Policisë, viktima ka njoftuar se është ngacmuar dhe përzënë nga shtëpia së bashku  me fëmijët nga bashkëshorti i saj.

I dyshuari nën ndikimin e alkoolit i kishte vënë zjarrin shtëpisë me ç’rast ishte djegur dera e hyrjes dhe një frigorifer, e me pas ishte mbyllur brenda në shtëpi.

Pas intervenimit të Policisë dhe njësitit të Zjarrfikëseve zjarri është lokalizuar dhe shuar.

Pos dëmeve materiale nuk ka pasur të lënduar.

I dyshuari është arrestuar dhe me vendimin e prokurorit, dërgohet në qendrën e mbajtjes.