Kodi telefonik i Kosovës - Foto: REL

Dyshohet se e shpërndau numrin e telefonit të koleges, arrestohet nga Policia

Policia e Kosovës ka arrestuar një person pasi dyshohet se ia shpërndau numrin e telefonit koleges së tij të punës.

Viktima ka raportuar se pas këtij akti ka pranuar thirrje nga disa persona tjerë të cilët e kanë shqetësuar.

Për shkak të gjendjes së rënduar emocionale, ajo është dërguar për trajtim mjekësor.

I dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje. Rasti është cilësuar si ngacmim nga Policia e Kosovës.