Graçanicë, gruaja raporton se u sulmua nga një i dyshuar

Një grua ka raportuar në Polici që pas një mosmarrëveshje një i dyshuar e kishte shqetësuar duke e kapur me forcë dhe e kishte shtyrë.

Sipas Policisë, rasti ka ndodhur më 03.03.2024 rreth 13:50h në Graçanicë.

Policia ka njoftuar që viktima ka pranuar tretman mjekësor.

Ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Rasti është cilësuar vepër penale “sulm dhe ngacmim”.