Ilustrim

Mitrovicë e Veriut, arrestohet i dyshuari për ngacmim të ish-gruas

Policia e Kosovës ka njoftuar se një person është arrestuar në Mitrovicën e Veriut pasi i njëjti dyshohet se ka ngacmuar ish-gruan e tij.

Rasti, sipas forcave të rendit është raportuar më 12.02.2024 ndërsa arrestimi tij ka ndodhur më 22.02.2024.

Me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.