Foto: Afrim Ejupi/KALLXO.com

Mitrovicë e Veriut, qytetarja raporton se një grua ka kërkuar t'ia takojë fëmijën pa dëshirën e saj

Një grua në Mitrovicë të Veriut ka raportuar se derisa ka qenë duke qëndruar në një lokal me fëmijën dhe motrën e saj, ka shkuar e dyshuara dhe ka kërkuar që ta takojë fëmijën pa dëshirën e ankueses.

Sipas Policisë, e njëjta është ndjerë e shqetësuar dhe ka pranuar tretman mjekësor.

Ngjarja është raportuar se ka ndodhur më 24.03.2024.

Ndërsa rasti është cilësuar si ‘ngacmim’.