Stacioni i Trenit në Prishtinë bëhet Muze i Dëbimit

Objekti i Stacionit të Trenit në Prishtinës do të shndërrohet në Muze të Dëbimit në kujtim të depërtimit të dhunshëm të kosovarëve gjatë luftës për në Maqedoni.

Propozimi për këtë do të bëhet nesër gjatë seancës së Kuvendit të Kosovës në të cilën është planifikuar të diskutohet për tribunalin për të gjykuar krime serbe të kryera në Kosovë ndaj shqiptarëve.

Kështu ka thënë kryetari i Kuvendit të Kosovës Kadri Veseli gjatë një vizite që i bëri sot Stacionit të Trenit në Prishtinë.

Veseli ka thënë  se qëllimi është që të zbardhet gjithë e vërteta rreth asaj se çfarë kanë përjetuar qytetaret kosovarë gjatë luftës, njëkohësisht do të jetë edhe një dëshmi e krimeve që kanë kryer forcat serbe gjatë luftës në Kosovë.

“Nesër në Kuvendin e Kosovës do të propozohet që ky stacioni i trenit të shndërrohet në Muze të deportimit, muze i dëbimit të shqiptarëve”, ka thënë Veseli.

Më tej kryeparlamenatri Veseli ka thënë themelimi i këtij muzeu nuk është një veprim hakmarrje por, sipas tij, kriminelët do të përgjigjen për krimet e kryera.

Ndërsa ka siguruar se tribunali për gjykimin krimet e kryera nga forcat serbe ndaj qytetarëve shqiptarë të Kosovës.

“E vërteta është se shqiptarët në mënyrë të organizuar janë dëbuar nga Prishtina nga shteti serb. Por askush nuk është mbrojtur, por janë vrarë e masakruar dhe dere më sot nuk ka drejtësi”, ka thënë ai.

Gjatë luftës në Kosovë qindra mijëra qytetarë të Kosovës ishin dëbuar me anë të trenave specialë nga stacioni i Trenit në Prishtinë për në Maqedoni. Shumë prej qytetarëve janë maltretuar, rrahur e vrarë gjatë dëbimit.

Pas themelimit të Muzeut të Dëbimit planifikohet ndërtimi i një stacioni të ri të trenit në Prishtinë.