Sonte në ‘Jeta në Kosovë’: Vjedhja e Organizuar Tatimore 2

Në këtë emision do të transmetohet rrëfimi i një kontabilisti që akuzohet se ka realizuar transaksionet të 300 kompanive reale te 4 kompani fiktive.

Gjithashtu, Prokurori Special i rastit të skemës së evazionit fiskal do të tregojë se si u amnistuan nga ndjekja penale këto 300 kompani.

Për herë të parë do të shihni qëndrimet disa prej kompanive më të përmendura në këtë skemë, ‘HIB Petrol’, ‘Petrol Company’ dhe ‘Standard Benz’.

Krahas tyre, në emision do të flasin edhe kallxuesi Murat mehmeti i cili e denoncoi këtë vjedhje në KALLXO.com; ish-drejtori i Administratës Tatimore të Kosovës, Behxhet Haliti deklaratat e të cilit përballen me Zyrtarin e Doganës së Kosovës, Adriatik Stavileci. Dhe në fund, do ta ndiqni intervistën me ish Drejtorin e Agjensisë Kundër Korrupsionit, Hasan Preteni.