Kallxoi Korrupsionin, Përballet me Presione për ta Ndërruar Pozitën në Punë

Murat Mehmeti, Shef i njësive të hetimeve në ATK thotë menjëherë pas zbulimit të evazionit fiskal për një numër të madh të kompanive në Kosovë, ka pasur presion nga zyrtarë të ATK-së për t’u larguar nga pozita e tij.

Mehmeti thotë se në një takim privat, Zëvendës Drejtori i Administratës Tatimore të Kosovës, i kishte kërkuar që të tërhiqej nga departamenti i hetimeve dhe në këmbim të zgjedhë një pozitë në ATK me rritje rroge.

Në emisionin ‘Jeta në Kosovë’ sonte mund të ndiqni pjesën e parë të hulumtimit për vjedhjet tatimore në Kosovë.

Murat Mehmeti thotë se pasi kishte dorëzuar shkresat në prokurori për të gjeturat e tij në rastet e evazioneve fiskale , atij i ishte kërkuar tërheqje nga hetimi.

“Nahit Sharku më ka ftuar në bisedë për një kafe dhe më ka thënë se është i interesuar të tërhiqem nga njësia e hetimeve dhe të sistemohen në pozitën që du, kudo në ATK”, thotë Mehmeti.

Zëvendës Drejtori Sharku në anën tjetër pranon se kishte kërkuar transfer të Muratit por sipas për shkak të paaftësisë së tij në punë dhe problemeve me kolegët në atë department.

“Murat Mehmeti është një person që shpif vazhdimisht, përkundrazi ai ka qenë në komisiion diciplinor për këtë çështje. Ky njeri nuk punon asgjë, vetëm bredh rrugëve, zyreve, propagandon”, deklaron Sharku.

Emisionin e plotë ‘Jeta në Kosovë’, mund ta ndiqni në linkun e mëposhtëm: