Komuna e Pejës | Foto: Facebook

Zyrtari i Komunës Akuzohet për Keqpërdorim të 30,000 Euro Tatime

Prokuroria Themelore në Pejë ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit H.K. për vepër penale të keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar.

Sipas Prokurorisë, aktakuza e ngarkon të pandehurin se prej datës 14.07.2016 e në vazhdimësi deri më 18.10.2016, në Pejë, se e ka shfrytëzuar detyrën zyrtare, si person përgjegjës për komunitete në Komunën e Pejës, me qëllim të përfitimit të dobisë pasurore për vete tejkalon autorizimet ligjore.

Prokuroria thotë se H.K. përmes disa programeve kompjuterike është futur në fjalëkalimet e zyrtarit për komunitete dhe asaj për tatim në pronë dhe nga sistemet e tyre kompjuterike ka arritur që të shlyej obligimet tatimore të disa tatimpaguesve, duke përfituar për vete në mënyrë të kundërligjshme. Po ashtu buxhetit të Komunës së Pejës i ka shkaktuar dëme në shumën prej 30.000 euro.

Prokurori i shtetit me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar gjykatës, që të akuzuarin ta shpallë fajtor dhe ta dënojë sipas ligjit për veprën penale e cila i vihet në barrë.