Sonte mbyllet edicioni i 4-të i Festivalit Ndërkombëtar të Poezisë në Rahovec

Edicioni i 4-të i Festivalit Ndërkombëtar të Poezisë do të mbyllet sot në mbrëmje me prezantimin e krijimeve dhe shpërndarjes së çertifikatave për  pjesëmarrësit e festivalit.

Dhjetëra poetë nga vendet të ndryshme kanë marrë pjese në edicionin e sivjetmë të  Festivalit të Rahovecit.

Për çdo mbrëmje sa ka zgjatur ky festival poetë nga vende të ndryshme kanë lexuar poezitë e tyre.

Gjatë këtij edicioni është bërë promovimi i Antologjisë Ballkanike dhe promovimi i opusit letrar të poetit nga Shqipëria, Xhevahir Spahiu.